Godina e Teatrit Kombëtar prej të dielës nuk ekziston më.
Shembja u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës (17 maj) pas një Vendimi të Këshillit të Ministriave që kaloi pronën tek Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak vendosi shkatërrimin e tyre.
Por debati nuk është shuar dhe pse ndërteta tashmë nuk ekziston më. Prej disa ditësh në media qarkullojnë disa lajme dhe ka akuza se qeveria i kaloi bashkisë truall 5522.70 metra katrorë, por si godinë i ka kaluar vetëm 1126 metra katrorë. Këto mosrakordime në shifra kanë hedhur dyshime për prishje të paligjshme të godinës së Teatrit Kombëtar.
Por skandali me ndërtesat e TK, duket se është më i madh. I gjithë kompleksi që në vitet e para të jetës quhej “Rrethi italo-shqipta Skanderbeg” e më pas “Kinoteatri Savoja”, Teatri Popullor e më tej Teatri Kombëtar. Në mbi 80 vite jetë ky territor në qendër të Tiranës nuk është hipotekuar asnjëherë, shkruan Dosja,al.
Nëse i referohemi kartelës së pasurisë së paluajtshme të përdorur nga qeveria për të transferuar në Bashkinë e Tiranës pronësinë e Teatrit, shihet se këto godina janë në zonën kadastrale 8150, numri i pasurisë 1/241. Sipas dokumenti shihet se është regjistruar vetëm toka me sipërfaqe 5522.70 metra katrorë dhe një ndërtesë me një sipërfaqe 1126 metra katrorë. Godina e regjistruar në hipotekë është Teatri Eksperimental dhe data e regjistrimit të saj është 25.05.2004, vit kur nisi ndërtimi në kohën kur në qeveri ishte Sali Berisa.
Por godina e Teatrit Kombëtar nuk është regjistruar kurrë. Asnjë qeveri që nga ajo e Enver Hoxhës, Sali Berishës, Fatos Nano, Ilir Metës dhe Edi Ramës, nuk janë kujdesur që godina të ekzistonte në regjistrat e Hipotekës.
Godina e Teatrit Kombëtar për mbi 80 vite ka qëndruar në mes të Tiranës dhe është parë e vizituar nga të gjithë udhëheqësit.
j.l./ dita