Ndërsa pak ditë më parë, Ben Blushi drejtori i ri i Top Channel vendosi që çdo program i televizionit të vetë financohej, sot Fiks Fare ka bërë të tjera ndryshime.
Burime të IMAlbania.com bëjnë me dije se përveç një numri mjaft të madh gazetarësh të hequr nga redaksia e emisionit investigativ, sot një tjetër personazh ikonik i formatit mund të jetë larguar përfundimisht.
Gent Pjetri i njohur ndryshe si “Doktori”, prej vitesh ka qenë pjesë e emisionit “Fiks Fare” si moderator ndërsa pas ndryshimeve që ndodhën disa muaj më parë ai u bë pjesë e rubrikës së “Monitorimeve”.
Një informacion tjetër ende i pakonfirmuar është se Fiks Fare mund të largojë edhe velinat e formatit, të cilat kanë qenë prezente si shoqëruese gjatë transmetimit prej vitesh.
Na ngelet të mësojmë më tepër gjatë ditëve në vazhdim se si do vazhdojë fati i “Fiks Fare”, ndoshta i gjithe emisioneve të Top Channel./IMA/