Doktor Fermani pritet të bëj transplantin e mëlçisë për pacientin e tij të parë, Muhsinin, me të cilin ka dhe një mardhënie shumë miqësore.
Ndërkaq Nazllë dhe Ali nisen për të marë mëlçinë e dhuruar në një spital tjetër me helikopter.
Doktorët e spitalit e kishin proceduar transplantin dhe çdo minutë vonesë do të kishte pasoja në jetë-gjatësinë e mëlçisë dhe për shkak të motit të keq helikopteri me të cilin shkuan nuk mund të kthehej.
Zgjidhja emergjente ishte me një makinë policie.
Nga ana tjetër Ferhman përmes analizave zbulon se Muhsin kishte bërë gabimin fatal duke pirë alkool. Për shkak të vetëm një gote alkol, transplanti i mëlçisë smund të bëhej për shkak sepse Muhsinin kishte pirë një gotë alkol.
Aliu dhe Nazllë bëjnë të pamundurën për të shpëtuar mëlçinë e cila për shkak të humbjes së temperaturës mund të dështonte.
Këta të fundit mbërrijnë në spital por aty priten nga kolegët e tjerë. Mëlçia shkoi në një spital tjetër dhe si rrjedhojë operacioni aq shumë i dëshiruar nuk arrit të bëhej.
Mardhëniet mes Fermanit dhe Tanzhu mbeten ende të përcipta. Për shkak të një operacioni ata “bashkohen” por sidoqoftë tendencat negative të Tanzhu janë ende prezente.