Dojna Mema është një prej moderatoreve më të dashura të ekranit shqiptar. Një vit më parë, ajo u bë nënë, duke ia dedikuar gjithë kohën të birit dhe duke lënë pas projektet në ekran. Por sezoni i ri duket se do rigjejë në një projektet televizive. Ka qenë ajo vetë që së fundmi ka zbuluar se do të jetë krah Florian Binajt në emisionin investigativ “Piranjat”.
“Rikthehem këtë sezon në një shtëpi të re dhe me përgjegjësinë e një formati që bëhet zëri i atyre që zëri nuk u dëgjohet”, ka shkruar ajo mes të tjerave në “Instagram”.
Marrë nga revistawho