BBC ka zbuluar tre aktorët e rinj që do të jenë pjesë e sezonit të ri të Doctor Who i cili do të shfaqet në vjeshtë 2018, me 10 episode nga 50 minuta, ku i pari do të jetë me kohëzgjatje për rreth 1 orë.
Sezoni i dhjetë do të mbyllet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara me specialen e Krishtëlindjeve 2017, episodi i fundit ku do të shohim Peter Capaldi në rolin e doktorit të dymbëdhjetë. Ky do të jetë edhe episodi i fundit për Steven Moffat si krijues i shfaqjes.
Sezoni i 11-të do të ketë për protagonist një femër në rolin e doktorit (ose në këtë rast doktoreshës), Jodie Whittaker aktore e njohur angleze, parë në serialin Broadchurch, serial nga i cili vjen edhe autori i ri i Doctor Who Chris Chibnall.