Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për realizimin e formatit hit, “Do You Have an Idea?” nga kompania Global Agency, format ky me një shikueshmëri rekord.
Tring do të prodhojë versionin shqiptar të formatit, duke e shndërruar në një spektakël të madh televiziv, jo vetëm si një format që bashkon biznesin me ëndrrën, pasionin për të ndërtuar diçka tënden, diҫka që kthehet në një investim të suksesshëm, por gjithashtu është një platformë shumë e mirë për të gjithë ata të cilët kanë dëshirë apo ëndërr të ndërtojnë një biznes që i shërben komunitetit.
“Do You Have an Idea?” kjo formulë e suksesshme i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga biznesmenët më të fuqishëm në vend dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.
Versioni shqiptar i titulluar “Do You Have an Idea?” do të prodhohet nga Tring Produksion dhe do të transmetohet në kanalet JOLLY HD dhe Vizion+ në 15 puntata.
Në çdo episod 3 biznesmenë të famshëm nga fusha të ndryshme do të jenë anëtarët kryesorë të jurisë ndërsa anëtari tjetër do të jetë një i ftuar special që do ndryshojë nga java në javë. Emocionet, batutat, vlerësimet e tyre do të jenë vendimtarë.
Gjatë fazës së eliminimit ju do të prezantoni idenë tuaja përpara një jurie. Në gjysmë finale do të kalojnë idetë më inovative dhe personat më karizmatikë.
Regjistrohuni duke plotesuar formën e aplikimit në faqen zyrtare të Do You Have an Idea ose duke dëgruar e-mail në adresën doyouhaveanidea@tring.tv dhe prisni telefonatën.