Arjola dhe Donaldi kanë qenë këto ditë kryefjalë e debateve në “Big Brother”, me përplasje të forta e tone zëri në maksimum. Debatet mes tyre nisën kur Donaldi i tha aktores se po fshihet pas hijes së Ilirit dhe po humbet lojën e saj teksa gjatë spektaklit të së premtes Donaldi e nxori edhe në nominim aktoren pasi u shpall lider.
Ndonëse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, nuk kanë rezistuar dot dhe janë përplasur pas kunjave që kanë hedhur në distancë. Debati mes tyre ka agravuar sot kur Donaldi i tha Arjolës se nuk i thotë gjërat në sy. Arjola tha se nuk është burrë teksa Donaldi iu kundërpërgjigj: “Do të të tregojë sesa burrë jam?”. Debati vazhdoi dhe Donaldi ngrihet në këmbë të imitojë dhe ironizojë Ajrolën.
Arjola: Stop!
Donald: Ça është kjo burrë, do që të tregojë sesa burrë jam? Çfarë thua? Ti nuk i thua gjërat në sy.
Arjola: Njëherë flas po e dëgjove mirë, po s’e dëgjove nuk e përsëris, në vend që të thuash faleminderit se ke punu 4 orë më bën “për-për-për”
Donald: Pse?
Arjola: Se flet si grua ‘për-për-për”.
Donald: A do t’i bëj unë punët?
Arjola: T’i kishe bo, nuk të ka ndalu kush.
Donald: Kur mi kanë dhënë i kam bërë të gjitha, nuk kam thënë unë bëra, unë kshu, më thuaj faleminderit, se pres të më thonë.
Donald: Je si puna e Sabianit i merr gjërat personale.
Arjola: Të thuash nuk është dyfytyrësh nuk është personale?
Donald: Nuk e kam thënë.
Arjola: Ti s’më ke pëlqyer kurrë!
Donald: Pse ma thua tani, kur ta them unë?
Arjola: Kam vëzhguar lojën e secilit dhe nuk kam paragjykuar.