Në 2021 do të nisin xhirimet e filmit më të ri “Spencer”. Rolin e Lady Diana do ta luajë aktorja Kristen Stewart dhe duket se ajo ka hasur në mjaft reagime pasi lajmi u bë publik. Shumë kërkuan të ishte një aktore britanike për ta luajtur, të tjerë e vunë theksin tek homoseksualiteti i Kristen. Vetë aktorja ka folur për ndjesitë e saj.
“Aksenti më tremb. Për dreq, njerëzit e njohin zërin e Lady Diana-s shumë mirë, e kemi shumë të ndryshëm dhe ndaj është shumë e vështirë për mua. Unë po punoj për këtë pjesë”, ka thënë Kristen.
“Është një nga historitë më prekëse dhe ndaj nuk dua thjesht ta luaj rolin e saj. Dua ta njoh atë”, shton ajo.