Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashura të ekranit shqiptar. Krahas kësaj, ata janë bërë shpeshherë bashkë dhe sa i përket muzikës. Së fundmi, kanë treguar se do të sjellin një tjetër këngë. Çifti publikoi para pak ditësh në rrjetet sociale dy foto romantike teksa në sfond është perëndimi i diellit.
“Në kohë të mira e të vështira!” shkroi Albani, ndërsa Miriam e shoqëroi foton me këto fjalë: “Zemër përmbi zemër”, që është edhe tituli i këngës.
Por, vetëm mbrëmjen e djeshme, ata na zbuluan pak nga projekti i ri, dhe teksti i ndjerë. “E nëse bota do të kthyer shpinën, do të dua si ditën e parë”, dëgjohet në videon që ka publikuar Miriam në Instagram. Gjithashtu, ata kanë zbuluar se projekti qenka më afër seç mendonim, pasi do të publikohet në datën 25 nëntor, pra pas dy ditësh, në orën 18:00.
Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime së bashku. I pari është “Let me die with you”, i sjellë para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit.