Dalja nga shtëpia e ‘’BBV’’ për Kledin do të jetë momenti edhe i marrjes së një vendimi të rëndësishëm.
Teksa po bisedonin në dhomën e gjumit, Kledi i ka shprehur Semit se qëndrimi në ‘’Big Brother Vip’’ do ta shfrytëzojë edhe si një moment reflektimi për personat dhe rrethanat që e presin jashtë.
‘’Koha do ta tregojë, kjo periudha këtu do më shërbejë të mendoj dhe sapo të dal do të bëj hapin që ka kohë nuk e kam ndërmarrë. Thjesht duhet të ruaj qetësinë dhe të mos marr vendime të nxituara, si nga ana ime dhe nga ana tjetër’’,- tha ai.
Kledi dhe Semi gjithashtu kanë ridiskutuar për zgjedhjen që ai bëri për të zhvilluar një takim me Beatrix.