Ish konkurrentit Eri Aga, duket se nuk i ka dalë ende inati me programin “Për’puthen”. Ai u përjashtua së bashku me konkurrentin e ri, Dorin, pasi një debat i tyre në studio degradoi në dhunë fizike në prapaskenë.
“Kam marr vesh që do bëhet takimi me helikopter, që mua s’ma lejuan ta bëj takimin me helikopter për shkak se s’donin që të merrja vëmendje, nëse del takimi nesër me helikopter unë do t’ju demaskoj komplet emisionin. Kaq po ju them. Të ma dini për nder se po ju paralajmëroj,” ka shkruajtur Eri në rrjetet e tij sociale. Megjithatë, tashmë askujt nuk i bëjnë shumë përshtypje këto, pasi historiku i programit ka treguar se konkurrentë të shumtë kanë dhe janë kërcënuar me produksionin, e në përfundim kanë shkuar edhe si “të ftuar nderi” në program.