Cameron Diaz thuhet se do tërhiqet përgjithmonë nga aktrimi pas përfundimit të filmit ‘Back in Action’ të Netflix me Jamie Foxx , në mënyrë që ajo të mund të fokusohet tërësisht në rritjen e vajzës së saj 3-vjeçare, Radix.
“Ato 10 orë rresht në xhirime ishin shumë për të dhe ajo nuk dëshiron të jetë larg Radix. Cameron do të jetë nënë më shumë se çdo gjë në botë,”- tha një burim i afërt me aktoren për Daily Mail.
Ndërsa bashkëshorti i Diaz, Benji Madden, është mbështetës i karrierës së saj të aktrimit.
Diaz, 50 vjeç dhe Madden, 44, u martuan në vitin 2015 dhe mirëpritën Radix në jetën e tyre vitin 2019. Një vit para se fëmija i tyre të lindte, Diaz kishte thënë se do të tërhiqej nga aktrimi. Por aktorja i befasoi fansat e saj kur iu rikthye aktrimit për të luajtur së bashku me Fox, 55 vjeç, e cila pritet të dalë në vitin 2024.