Duket se djemtë e “Për’puthen” kanë akumuluar të gjithë inate personale me opinionistin Arjan Konomi. Elvisi, Atdheu apo Kristiani janë vetëm disa prej personazheve të programit që janë përplasur me opinionistin, në debate që kanë tejkaluar çdo limit etike apo profesionalitetit.
Pavarësisht mosmarrveshjeve në studio, duket se në një pikë djemtë e programit bien dakort, kur bëhet fjalë për thumba ndaj Arjanit. Atdheu, Eri, Arsimi, Erlindi dhe Kristiani kanë publikuar një foto së bashku, të shoqëruar me shkrimin: “Burrëria nuk matet me fjalë.”