Dy djemtë simpatikë nga Kosova, konkurrentë në këtë edicion të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, këto kohë po qëndrojnë në hotele të Tiranës. E nga njëri prej tyre janë dëbuar.
Siç raporton revista “Story”, Trim Jetullahu dhe Meriton Mjekiqi kanë tentuar të fusin pije alkoolike dhe femra për të kaluar natën në dhomat e hotelit ku ishin akomoduar. Gjesti i tyre është kundërshtuar nga personeli pasi shkonte kundër rregullores së hotelit.
Miq të tyre kanë treguar për “Story” se produksioni i spektaklit ku ata marrin pjesë është munduar ta fshehë ndodhinë, duke u kujdesur t’i akomodojë në një tjetër hotel larg konkurrentëve VIP./ revistawho.com