Javë më parë prezantuesi Ermal Peçi zbuloi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të sillte në ekran një format të ri.
Emisioni i ri që Ermali do të drejtojë është pikërisht “Një Kat më Lart”.
Të gjithë kanë në jetën e tyre momente që i kanë dhënë formë karakterit. Disa prej tyre janë të vështira dhe limitet janë testuar. Disa momente janë të lumtura dhe i kanë dhënë kuptim çdo gjëje.
Në “Një Kat më Lart”, kurioziteti i Ermalit nuk do të lejojë asnjë nga këto momente të shpëtojë nga të ftuarit e shtëpisë më të re në INTv. Personazhet e njohur të ekranit do të ndajnë rrugëtimin e tyre deri në ditët e sotme, në çdo etapë të tyre. Duke njohur Ermalin, këto rrëfime nuk do të jenë të qeta por të mbushura me surpriza.
“Një Kat më Lart” vjen shumë shpejt në INTv./IMA/