Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që u zbulua javën e shkuar, ku një 15-vjeçare rrëfeu se ishte abuzuar seksualīsht nga 65-vjeçari Abaz Doku dhe tre të rinj të tjerë, roja i shkollës në Babrru, aty ku vajza studionte.
E ëma e njërit prej të rinjve, të akuzuar për abuzimin ndaj 15-vjeçares, dhe vëllai i saj, janë përballur në emisionin “Me zemër të hapur”, ku ky i fundit ka pretenduar se ata e kanë takuar duke i kërkuar të tërheqin denoncimin.
E ëma e 20-vjeçarit u shpreh se i biri nuk ka abūzuar me të miturën dhe se ishte droguar nga 65-vjeçari Abaz Doku, por thekson se nuk ka pasur kontakt me 15-vjeçaren.
Pjesë nga biseda:
Vëllai: Jam takuar dje me prindin e 20-vjeçariy i cili kërkoi të tërheqim denoncimin, tha se ka qenë i dehur, e ka bërë pa vetëdije. Ishte e ëma, babai dhe xhaxhai, u takuam në kafe.
E ëma e 20-vjeçarit: Djali im nuk ka përdhunūar njeri. Djalin tim e ka gënjyer ai plaku, e ka drōguar Abaz Doku, i ka dhënë për të pirë, djali im nuk është ashtu. Vajza e tyre ka thënë që nuk kam gjë me Klajdin, e kam shok.
Unë i kërkoj dhe falje vajzës. Djali im nuk ka ditur çfarë të bënte, nuk ka përdhūnuar njeri, nuk është takuar me vajzën, erdhi ën shtëpi ishte i dehur.
Vëllai: Foto më janë dërguar në privat, motra ime ishte e zhveshur në krevat me atë, motra ime e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie me të.