DJ PM dhe Sara Berisha ishin ndër çiftet më të dashura të krijuar në Big Brother Vip.
Pas daljes së DJ-të, padyshim që banorja është mërzitur, por nuk ka harruar që t’i shkruaj një letër.
Në letër ajo e kishte falënderuar për kohën që i dhuroi në shtëpinë e famshme.
Ndërkohë, DJ PM në një postim në rrjetin social Instagram e ka publikuar letrën, derisa shkruajti edhe një mbishkrim.
Ai e etiketoi Sarën, duke shtuar edhe një ‘emoji’ që ishte i rrethuar me zemra të vogla.
Nuk i dihet ende nëse dyshja do të jenë çift edhe pas daljes së Sarës, apo kjo do të mbetet vetëm një eksperiencë.