Pjesa e tretë e emisionit Big Brother në mbrëmjen e djeshme ka qenë dedikim për Pm dhe Dagz.
Dysha u eliminuan nga televotimi i publikut për gjatë javës, që nga e marta deri mbrëmë.
Mirëpo, “Vëllai i Madh”, kishte vendosur që t’i vë në siklet dyshen e njohur. Kjo për arsye se, moderatorja Arbana Osmani, hapi një televotim në transmetim live për të votuar publiku që njëri nga Dj-të, të kthehet sërish brenda shtëpisë.
Mirëpo, duke e ditur se ata kanë hyrë bashkë e kundërshtuan rikthimin vetëm.
Ndërkohë, Arbana më në fund i bindi se cili do qoftë emri që do dal nga zarfi i televotimit, njëri do rikthehet, kështu ata e mbajtën premtimin dhe u kthye Dj Dagz.
Megjithatë, sot Dagz nuk është ndjerë mirë dhe ka dëshiruar ta lë shtëpinë teksa u pa edhe duke i mbledhur valixhet.
Në vazhdimësi, Dj u thirr në dhomën e rrëfimit dhe aty mori vendim që të vazhdojë qëndrimin brenda shtëpisë edhe pse mbrëmë u tha se nëse nuk dëshiron të qëndrojn larg Pm sepse kanë hyrë bashkë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit se do dalin bashkë.
Ndryshe, menjëherë pasi u përmend se Dagz u eliminua, njëra nga banoret e shtëpisë, Einxhel nuk u ndje edhe mirë e cila u përlot, gjë që nuk e kemi parë tek ajo, raporton lajmi.
Pas rikthimit të Dagz, Einxhel po shihet e afruar me të, nuk dihet mbase edhe do krijohet një lidhje e re në Big Brother, pas Donaldit dhe Beatrix.