Dj Blunt duket se po nxit zjarret për të tjera konflikte online siç bëri vitin e kaluar.
Ai ka publikuar një video në Instagram ku ofendon haptazi Ledri Vulën duke e quajtur atë një dështak.
Dj Blunt pjesë e Shaolin Gang tha në videon e tij se nuk ishte dakort që Ledri publikoi një album gjatë periudhës së pandemisë, diçka që ai duhet ta kishte bërë kohë më parë.
Ledri vazhdimisht ka heshtur rreth komenteve dhe ofendimeve të Dj Blunt duke injoruar tërësisht situatën duke mos i dhënë më tepër vëmendje.
Video e Blunt është publikuar kudo në rrjet nga fansat e reperëve.
https://www.instagram.com/p/CBd-1nljg-X/?utm_source=ig_web_copy_link