Gjatë ditëve të karantinës shumë nga personat e njohur kanë vendosur të ndryshojnë look. Njëjtë ka bërë së fundmi dhe këngëtarja shumë e pëlqyer, Era Istrefi.
Ndonëse për një kohë të gjatë Era u tregua shumë “e heshtur” në rrjete sociale, ajo u rikthye dhe ndan vazhdimisht foto me ndjekësit e saj. Në disa postime të publikuara së fundmi në Snapchat, këngëtarja ka zbuluar look-un e saj të ri.
Era ka lyer flokët në ngjyrë portokalli dhe kështu nuk e kemi parë ndonjëherë. Kujtojmë se Erën e kemi parë me shumë ngjyra flokësh dhe me siguri ngjyra portokalli është thjesht “një eksperiment karantine”.