Ditën e sotme në të gjitha mediat qarkulluan disa fotografi të gazetës ‘Dita’, në të cilat Ben Blushi dhe Agron Llakaj shihen duke biseduar me njëri-tjetrin. Menjëherë u përhap me shpejtësi lajmi se ky nuk ishte një takim i thjeshtë, por bëhej fjalë për një largim të Agron Llakaj nga ‘Vizon Plus’.
Thuhej se Blushi i ka propzuar aktorit të humorit të rikthehet sërish në televizionin ‘Top Channel’. Por më mirë se vetë Agroni askush nuk mund ta shpjegojë këtë situatë. I kontaktuar nga ‘Tirana Post’ ai ka thënë se ishte një kafe për miqësi të vjetër, por gjithsesi Blushi i ka bërë një propozim. “Ideja është kështu që mund të iki nga ‘Vizioni’ mund të mos iki nga ‘Vizioni’. Jam duke vlerësuar propozimin”, – ka treguar ai. Më tej Llakaj ka thënë se nëse do të largohet nga ky televizion, sigurisht që do të marrë me vete të gjithë trupën dhe idenë e ‘Al Pazar’, duke qenë se ai është autori i këtij spektakli humori. /revistawho.com