“Dite pas Dite” do te jetë formati i pasdites në ekranin e RTSH 1 duke filluar nga data 6 shtator.
Ashtu sikur ju kemi informuar formati rikthen në ekran në rolin e moderatores gazetaren Fjodora Fjora e cila e për herë të parë në karrierën e saj televizive vjen me një program të përditëshëm.
Pak orë më parë në profilin e saj Fjori ka publikuar edhe promon e emisionit që do të transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, duke filluar nga 6 shtatori si pjesë e sezonit të ri televziv të RTSH 1.
Ja çfarë shkruan Fjodora në statusin e saj për këtë aventurë të re, teksa ka falenderuar edhe ekipin e saj të bashkëpuntorëve:
“Dite pas Dite” do te jete sfida ime e radhes televizive me nje super ekip, per te cilin jam e nderuar qe do te nisin kete rrugetim se bashku me mua ne RTSH 1 HD.
Eshte hera e pare ne karrieren time si Gazetare qe prej vitit 1999 qe une do te jem çdo dite ne ekran, live me nje emision informativ dhe argetues.
Nje sfide profesionale e po aq personale, qe e kam pranuar me emocion dhe me pasion por mbi te gjitha me pergjegjesine e madhe mbi supe, per te dale para publikut mbare shqiptar ne ekranin me te rendesishem e qe ka shenjuar historine e mediave ne vend.
Sot falenderoj te gjithe ata qe ma dhane kete mundesi, ekipin tim qe me japin besim dhe entuziazem se dicka me vlere do te sjellim ne ekranin tuaj.