Më poshtë është një pjesë e shkëputur nga Ditari i Albës, i cili botohet në Paloma (i paredaktuar):
Pershendetje te dashur miq, sic besoj e ka marre vesh shumica prej jush, une kisha ditelindjen time te 25-te. Ma merr mendja keni pare fotot neper internet, gazeta online, ku aludohej madje dhe qe kisha dale pa te brendshme. Nuk mendoj qe jam aq e pashprese sa te mundohem te terheq vemendjen me te tilla gjera. Jam cuditur shume sesi trasmetohet tek publiku nje lajm. Jam dakort qe duan te shesin, por te shesesh dicka te vertete dhe te sajosh dicka, jane dy gjera te kunderta qe bien ndesh me profesionalizmin e supozuar qe kane disa gazetare ne vendin tone. Megjithate, pervec kesaj pjese, dua tju tregoj per organizimin, lodhjen dhe kenaqesite qe ke kur mbush 25 vjec. Se pari, deri para pak kohesh ende se kisha vendosur se cfare do te organizoja apo se si, kjo edhe sepse nuk isha e sigurte sesa buxhet do te kisha ne dispozicion. Keshtu, pasi hoqa menjane disa para, te cilat I llogarita pak a shume ne baze te personave dhe shpenzimeve dhe fillova te mendoja per detajet e tjera. Te them qe po shfrytezoj famen, nuk e them dot, pasi gjithcka qe bera e paguajta deri ne fund, pervec fustanit, ku pata nje ulje per efekt reklame. Njerzit mendojne se duke qene person publik, te detyrohen te gjithe te te ofrojne sherbime pa pagese, por nuk eshte e vertete. Rreth dy jave para ditelindjes, zgjodha lokalin ku do organizoja festen. Zgjodha nje vend te cilin e frekuentoj shpesh si kliente dhe ku ndihesha rehat per te biseduar, pasi nuk doja ato festat tipike neper klube nate, te cilat me duken si fundjava te zakonshme kur dal me shoqerine. Vendi qe zgjodha eshte I qete, kishte nje muzike te zgjedhur ne sfond qe te lejonte te shkembeje biseda dhe batuta me te ftuarit, pasi ky ishte qellimi, te rrije me ta e te komunikoje, jo thjesht ti shihje ne fytyre sic mund te ndodhte po te festohej ne nje klub nate. Se dyti, mes tre menush qe kishte lokali per te bere nje banket, zgjodha ate qe mu duk me e pershtatshme dhe qe kishte nje shumellojshmeri ushqimesh. Pasi zgjodha banketin, duhet te mendoja per torten. Kjo nuk ishte fare e veshtire pasi mjaftonte te mendoja se cfare pelqej dhe ishte pune e mabruar. Midis ariut panda dhe Minionit, zgjodha te dytin dhe porosita nje torte per 30 veta, megjithese ne fund gjysma I mbeti stafit te lokalit dhe tjetra te ftuarve pasi shumica nuk e donin ose e lane pergjysem meqe ishin ngopur me pije dhe ushqime te banketit. Kisha vendosur te ftoja vetem rrethin tim te ngushte shoqeror nder vite. Shoqe e miq femijerie,te 8 vjecares, gjimnazit, fakultetit, me te cilat kam ruajtur marredhenie dhe kam nje shoqeri te ngushte. Pjese e ditelindjes sigurisht do ishin dhe banore te Big Brother, me te cilet kam patur raporte te shkelqyera dhe kane qene pjese e jetes time per 3 muaj shume intensive.
Te kthehemi tek torta, Cmimi i saj, kuptohet ishte goxha I larte per nivelin e jeteses tone, por pasticerite ketu, sidomos ato me emer, perfitojne te japin cmime te tilla pasi jo te gjithe realizojne pune te tilla me pete sheqeri, duke krijuar keshtu nje monopol ne tregun shqiptar. Gjithsesi duke menduar qe beja 25 nuk kisha zgjidhje tjeter dhe e bera. Nje detaj tjeter qe duhet te mendoja ishin zbukurimet. Gjeta nje nga dyqanet e shumta qe kane zbukurime festash dhe porosita 2 tullumbace te medhenj qe kushtonin sa nje dreke dyshe ne restorant peshku, 4 te tjere ku ishte shkruar emri im dhe disa fishekzjarre letre e kurora Happy birthday (te cilat I harrova ne nje cep te lokalit e si perdora kurre). Caktova diten kur do ti merrja dhe u largova. Perpos ketyre, duhet te caktoja gjene me te rendesishme, cfare do te vishja. Dihet qe ne femrrat e kemi me problem se meshkujt, pasi ata mjafton nje kemishe dhe pantallona dhe jane mire per cdo lloj rasti, kurse ne, duhet ti biem verdalle qytetit, te shohim te qepim dicka me modelet e para ne internet derisa ne fund te vendosim cfare do bejme. Njesoj si nusja qe martohet. Njeesoj si dasem. Duhet te mendosh per 100 gjera, qe te kenaqen te ftuarit, duke lene pas dore veten tende. Me sygjeruan nje dyqan qe jepte fustane me qera. Pasi pashe ne disa dyqane, cmime sin e dyqanet e rrugicave ne Milano, mu duk me e arsyeshme te merrja me qera nje fustan, qe tek e fundit, do ta vishja vetem nje here dhe ishte e kote te shpenzoja shifra te atilla marramendese. Pasi provova disa, zgjodha fustanin e kuq qe ju besoj e pate ne foto, I cili I pershtatej dhe ambientit. Duke qene person public, pronarja e dyqanit me sygjeroi qe te benim nje “binzes” per te reklamuar fustanin. Keshtu, ajo me beri nje ulje ne cmim, ne kembim te permendjes se emrit tek foto. Eshte dicka qe se fundmi ka filluar shume te aplikohet nga personat public, te cilet ne kembim te shume sherbimeve, reklamojne neper faqet e tyre, biznese te ndryshme. E perse mos perfitosh tek e fundit?
Pasi u rehatova me gjetjen e fustanit te famshem, u ktheva ne shtepi e lodhur. Me ane te nje mikes time, kontaktova me parukieren qe kisha zgjedhur dhe lashe nje orar. Iushte e vetmja gje qe bera nga shtepia me nje telefonate, meqe gjithcka tjeter e ndoqa dhe perzgjodha nga afer. Normalisht te gjitha keto qe permenda nuk ndodhen brenda nje dite. Mu deshen disa dite per te organizuar gjithcka qe te dilte perfekte. Por perfekte nuk ka asgje, prandaj ndodhin dhe gjera qe si pret. Nga 30 te ftuar erdhen 25. Disa nuk munden te vinin dhe me erdhi shume keq qe nuk I kisha prane ne ate dite te rendesishme por megjithate, isha e lumtur qe njerzit qe mua me kane qendruar afer ne te mire e ne te keq, ishin aty. Te kisha mundesi, do te ftoja akoma me shume, pasi ka njerez qe vertet I jam borrxhlije per shume miresi e dashuri qe me kane dhene, porn e pamudesi nga limiti I parave qe kisha, duhet te zgjidhja rrethin me te ngushte, por padyshim qe ka ende njerez qe kane qene pjese e jetes sime, ne kushte e menyra te ndryshme.
Festa filloi ne oren 21:30, por kuptohet vetem dy te ftuar kishin ardhur ne orar, pasi dihet, ne shqiptaret gjithmone vonohemi neper evente o sepse akoma nuk jemi bere gati, ose sepse nuk gjejme parkim. Ajo dite, ka qene dita me e lodhshme ne te gjithee muajin. Ne mengjes u zgjova heret sespe takova gjyshin bashke me familjare te tjere. Deri ne dreke qendrova me ta e me pas, shkova te flija disa ore gjume pasi nje nate me pare, nje pjese e shoqerise sime, me kishte organizuar nje surprize ne oren 12 te nates. Keshtu, e kalova naten me to deri vone, mes surprizash te njepasnjeshme dhe u ktheva ne shtepi e lodhur. Kur u zgjova nga gjumi I drekes, shkova te marr fustanin. Kur u ktheva ne shtepi, familjare te tjere kishin ardhur per vizite, keshtu qe isha e detyruar te qendroja e te qerasja here pas here. Eshte bukur qe ne shqiptaret, megjithe impenjimet qe kemi, gjejme akoma kohe te shkojme per qoke e vizita neper njerez te dashur, ndryshe nga pjesa tjeter e botes,qe nuk e ka si tradite. Kuptohet, kjo pjese ka shpenzime me vete sepse duhet te blesh 100 gjera, sepse o njeri pi raki, tjetri pi vere,tjetri spi me gaz, ose nuk hane embelsire apo nuk pine dot vere, keshtu qe duhet ti kesh te gjitha nga pak me nje fjale, qe ti kenaqesh te gjithe. Pasi mysafiret iken, shkoi ora te beja grimin,keshru qe u nisa dhe pasi arrita rezultatin e deshiruar u largova e kenaqur. Pas grimit, shkova te merrja tullumbacet dhe zbukurimet e tjera,torten te cilat I cova tek lokali dhe I sismtemova vete sipas idese sime. Pasi mbarova, ora po afronte dhe u ktheva ne shtepi, vesha fustanin dhe u nisa perseri ne lokal. Sapo arrita, dhurata e pare kishte ardhur, nje vazo me lule Orkidea, te cilen nje mikja ime ma kishte derguar me postier. Lulet I adhuroj, do kisha dashur qe gjate ketes sime te me kishin dhuruar me shume lule sesa fjale e premtime boshe, por gjithsesi, u lumturova pamase nga ai gjest mbushur me aq dashuri. U ngjita lart dhe prita te vinin te ftuarit. Miket e mia filluan te vinin me rradhe, keshtu qe u mora me to duke I sistemuar ne tavolinat perkatese, pasi I kisha ndare ne baze te shoqrive te ndryshme. Normalisht shumica njiheshin me njeri tjetrin por smund te qendronin te gjithe ne nje tavoline pasi do ishte vetevrasese. Pasi te gjithe erdhen, porosita kamarierin te sillte shampanjat, dhe I dhashe gjithesecilit kuponat e pijeve, qe mund te porosinin cfare te donin, pas shampanjes. U tregova dhe tavolinen e banketit, edhe pse dukej shume mire, por shqiptarve duhet tua thuash sepse I vjen ndonjehere turp te hane. Sic jam une plot batuta, u thashe ti hanin te gjitha se jane paguar deri ne fund. Te gjithe qeshen dhe vazhdoi mbrembja duke bere foto me te gjithe, duke bere gezuar e mes perqafimesh e urimesh, merrja dhuratat qe kishin sjelle. Ne nje moment te caktuar, therrita fotografin te cilin e kisha gjetur permes nje miku, per te na bere nje foto te gjithe bashke, si kujtim I asaj ditelindje te 25-te. Me pas I thashe kamarierit te me sillte torten per te fryre qirinjte. Muziken e Happy Birthday nuk e vinim dot, keshtu qe ma kendusan live shoqeria dhe ne ate tension dhe emocion nuk dija as cfare deshire te mendoja. Megjithate mendova dicka qe deshiroja me shume se cdo gje tjeter dhe fryva qirinjte dhe mes duartrokitjesh e perqafimesh, u ndjeva e bekuar qe kisha miq te tille. Nata kaloi vrrullshem mes pijeve e muzikes, derisa pak nga pak te ftuarit filluan te iknin. Ne fund mbeta une me disa miqte e mi. Pasi bera pagesen, u larguam, me duart plot pako dhuratash e lulesh, per ne klubin qe frekuentojme zakonisht. E lodhur sic isha, qendrova vetem gjysem ore dhe u largova per ne shtepi. Kur hyra brenda e kuptova sa isha lodhur, dhe ndihesha sikur isha martuar dhe me kishte lodhur dasma. Normalisht u mora vete me gjithcka dhe kur organizon dicka, me shume ke mendjen te kenaqen te ftuarit, sesa ti vete, prandaj mu duk vetja sikur po martohesha. Tani I kuptoj nuset e shkreta, qe nuk shijojne dasmen se e kane mendjen tek njerzit. Gjithsesi, lashe dhuratat ne tavoline, e cila u mbush plot dhe u ndjeva aq e privilegjuar dhe e lumtur qe jam e rrethuar nga njerez qe me duan keshtu sic jam. Prane tufes se luleve qe me dhuroi mami dhe babi, vura Orkidene, dhe buqetat e tjera. Ishte nje ndjesi aq e bukur te shihje shtepine si rrale here te mbushur me lule dhe dashuri. Pasi hoqa fustanin dhe u bera gati te fle, falenderova Zotin, per miresine dhe dashurine qe me ka dhene nga njerzit e dashur. Ndonjehere jemi aq te zene duke kerkuar e duke dashur ato qe nuk kemi, sa harrojme te jemi mirenjohes per ato qe kemi. Prandaj, kjo ditelindje, megijthese e lodhshme e plot shpenzime, me beri te kuptoj sa me fat jam qe jam e rrethuar nga njerez qe me duan. Asgje tjeter nuk krahasohet me kete ndjesi: te ndihesh e dashur…!
Marrë nga Paloma