Një film për universin femëror dhe betejat e një gruaje që duhet të mbijetoje në kufirin e hollë mes jetës dhe vdekjes. Ky është filmi “Dita zë fill” nga Gentian Koçi që pas trofeut në festivalin e Sarajeves është shfaqur për herë të parë për gazetarët shqiptarë në kinema. “Jetojmë në një sistem politiko-social ku është jashtëzakonisht e vështirë për të mbijetuar. Nga ky presion, hallkat poshtë zinxhirit, në rastin konkret të gjithë personazhet që ju patë, përballen me veten, përballen me njëri-tjetrin, luftojnë për të mbajtur të voglën e vet dhe aty ku hallka është më e dobët këputet”. Leta e interpretuar mjeshtërisht nga Ornela Kapetani rol për të cilin u vlerësua edhe me çmimin e aktores më të mirë në Sarajevë, në luftën për mbijetesë i duhet të bëje zgjedhje ekstreme që të mund të mbaje gjallë veten dhe foshnjen e saj. Një spirancë në jetën e Letës është Sofia gruaja e moshuar për të cilën ajo kujdeset. “Në greqi kam punuar shumë vite me femrat e dhunuara dhe të trafikuara kështu që kam luftuar për vite për të drejtat e femrave. Tek ky personazh unë ndjeva që Leta ishtë një femër e shtypur dhe ishte një femër që nuk kishte zë dhe heshtja që ajo ka gjatë filmit është edhe dhuna sociale që i ushtrohet” theksoi aktorja Ornela kapetani. “Në momentet e caktuara që Ornelën e shikoja me ato përpjekjet e saj të jashtëzakonshme u afruam dhe u bëmë një bashkë, u përfshimë te njëra-tjetra mund të them dhe në ktë përfshirje lindi ajo dhemsuri” tha aktorja Suzana Prifti. “Me ardhjen e postjerit krijohet një trekëndësh marrëdhëniesh që e detyron Letën të merret tani edhe me emocionet e jashtme ose të merret me luftën e brendshme që ka gjatë gjithë kohës” tha mes të tjerash aktori Kasem Hoxha. Një film pa shumë veprim por me tallaze psikologjike të universit femëror. Një linjë e dytë edhe pse regjisori ka zgjedhur të mos e theksoje shumë është eutanazia një temë tabu për shqiptarët. “Kam patur shumë qejf ktë raportin midis jetës dhe vdekjes. Është një linjë underground, nuk është kaq prezente. Më vjen mirë që po e thekson ktë gjë por ka qënë shumë dytësore për ta përcjellë si mesazh pasi mendoj që në shoqërinë tonë është temë tabu për ta diskutuar dhe për ta vënë në plan të parë diskutimi” theksoi në fund regjisori Gentian Koçi. Filmi i cili ka kushtuar 300 mijë euro është një film autor dhe të fton të reflektosh mbi realitetin pa u kujdesur për zbukurime të tij. Publiku është i ftuar ta shohë “Dita zë fill” që prej ditës së enjte në kinematë Cineplex. /rtsh
“Pirates of the Caribbean” rikthehet me një kapitull të ri – pa Johnny Depp në rolin e Captain Jack Sparrow
Një nga filmat më legjendarë të industrisë së kinemasë, “Pirates of the Caribbean”, është gati të rikthehet me një histori...