4 persona janë arrestuar dhe 46 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për marshim-protestën për vrasjen e Klodian Rashës dje në Tiranë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia thekson se protesta e djeshme u shoqërua me tensione nga të cilat mbeti i plagosur një efektiv.
Ditën e djeshme u mbajt protesta e 5-të për vrasjen nga polici të të riut Klodian Rasha. Protestuesit ndryshe nga herët e tjera vendosën të mbanin një marshim paqësor që nisi nga sheshi ”Skënderbej”, vijoi tek kryeministria dhe më tej tek Drejtoria e Policisë Tiranë ku pati tension mes palëve me sende të forta, gaz lotsjellës si dhe ujë me presion.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën publike dhe private, plagosën 1 punonjës policie arrestohen në flagrancë 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë 46 shtetas të tjerë.
Me date 13.12.2020, në Sheshin “Skenderbej” nisi një tubim i paligjshëm, i cili vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të DVP Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe disa më pas të ndarë me grupe janë kthyer sërisht në Sheshin “Skëndërbej” dhe duke vazhduar më tej në rrugën e Durrësit, rrugën “Dritan Hoxha” dhe Sheshit Shqiponja, ku kanë dëmtuar gjatë rrugës së përshkruar kazanët e mbeturinave, sinjastikën rrugore, reklamat e bashkisë dhe vendstacionet e mjeteve të transportit publik.
Si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë të planizuar me sherbim, është dëmtuar një punonjës policie.
Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 46 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.
Policia e Tiranës apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
■ Pak para nisjes së ditës së pestë radhazi të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, p…
14 Dhjetor 2020, 07:58
Tension, gaz lotsjellës dhe shoqërime: Marshim-protesta ndryshe në ditën e pestë për Klodian Rashën
Sot në ditën e pestë të protestës për Klodian Rashën, kemi parë një ndryshim “strategjie” nga ana e protestuesve….
13 Dhjetor 2020, 21:11
Në ditën e pestë të protestës për Klodian Rashën, qytetarët mblidhen në shesh dhe marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
13 Dhjetor 2020, 18:43