Edhe Disney+ i bashkohet listës së gjatë të shërbimeve online që po kontribuojnë në shmangien e ngadalësimit të lundrimit në internet. Pas Netflix, Prime Video dhe Youtube, Disney ka njoftuar se gjendet e detyruar, për shkak të situatës aktuale nga emergjenca e Koronavirus, të kufizojë përdorimin e shpejtësisë së rrjetit në 25% më pak në përdorimin e transmetimit të videove të platformës Disney+. Një ndryshim ky që do hyj në fuqi në të gjithë Europën duke filluar nga 24 Marsi 2020, datë kjo kur do të dalë në treg shërbimi në Angli, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Irlandë, Zvicër dhe Austri.
Ky vendim vjen pas kërkesës së Bashkimit Evropian në lidhje me uljen e bitrat-it të shërbimeve të transmetimit të videove. Situata delikate e pandemisë së përhapur nga Coronavirus po detyron shumë qytetarë në të gjithë Kontinentin e Vjetër në izolim shtëpiak e oër rrjedhojë kjo ka shkaktuar një rritje të mprehtë të konsumit të përmbajtjeve online. Kjo ka sjellë ngadalësim të shpejtësisë së Internetit për shumë përdorues.
Reduktimi 25% i bitrate-it të transmetimit, nuk do të pengojë ofruesit e shërbimeve streaming të vazhdojnë të ofrojnë paketat e tyre të abonimit. Modifikimi i kësaj shpejtësie do të sillte një rçnie në cilësinë e imazhit në ekran.
Situata aktuale ka detyruar Disney që të shtyj daljen në treg të platformës Disney+ në Francë , kjo sipas kërkesës që qeveria ka parashtruar ndaj gjigandit kinematografik. Kështu në Francë Disney+ di të jetë operativ në datë 7 Prill 2020.