Më në fund Disney ka vendosur 7 Tetorin e 2016-ës si datën e prezantimit të filmit të ri të adoptuar nga novela bestseller e Paula Hawkins, të titulluar “The Girl on Train” (Vajza në Tren). Filmi nën drejtimin e Tate Taylor, flet mbi historine e Rakelës, një e divorcuar e cila hipën në një tren me destinacion Londrën. Gjate rrugës ajo ndeshet me Skotin dhe Megan, të cilët kanë një jetë të lumtur së bashku. Por papritur dhe pakuptuar Rakela e gjen veten në mes të nje vrasjeje misterioze.
“Girl on the Train” është një prodhim që ka lënë të kuptohet se ka dalë hapur për të konkuruar filmin dramatik të Warner Bross “The Accountant”, si pasoje e interesit të madh që ky i fundit po pritet nga publiku.
©IMA