Brenda pesë muajve që nga lancimi, Disney Plus numëron deri më tani 50 milion abonentë në vendet ku operon sipas kompanisë.
Teksa raportoi 28.6 milion abonentë në fillim të Shkurtit, mesa duket shërbimi streaming është dyfishuar shumë shpejt për nga përdorimi brenda dy muajsh.
Disa javë më parë Disney Plus u lancua në disa vende të Evropës si Itali, Irlandë, Spanjë, Gjermani, Austri, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë duke i dhënë kompanisë një shtysë akoma më të madhe për të rritur numrin e abonentëve.
Në 3 Prill, Disney Plus debutoi gjithashtu dhe në Indi përmes shërbimit egzistues Hotstar. Ky vend tashmë numëron 8 milionë të shumës totale të abonentëve në platformën streaming./IMA/