Projekti vjen i bazuar në Universin Kinematik Marvel dhe në pamjet e para të lansuara, shihet mënyra se si kjo platformë ka vendosur ta portretizojë mercenarin e shndërruar në superhero.
Aktori i njohur hollywoodian, Oscar Isaac, vjen në rolin e Steven Grantit, punëtor në një dyqan dhuratash, i cili e ka të vështirë t’i dallojë jo vetëm ëndrrat dhe jetën reale, por ndërkohë mëson se ka identitet të dyfishtë dhe e ndanë trupin e tij me mercenarin Marc Spector. Këto dy identitete duhet të pajtohen ndërkohë që përballen me një kërcënim mes perëndive egjiptiane.
Në filmin e ardhshëm po ashtu luajnë aktorët, Ethan Hawke dhe May Calamawy. Mohamed Diab, Justin Benson dhe Aaron Moorhead kanë shërbyer si regjisorë të sezonit të parë të këtij show.
“Moon Knight” është projekti i radhës me superheronj i paralajmëruar nga “Disney”, dhe vjen pas serialeve tashmë të suksesshme “WandaVision” dhe “Hawkeye”, si dhe prodhimeve që janë ende në realizim e sipër, “Ms. Marvel” dhe “She Hulk”. Në njëfarë mënyrë, seriali e përfaqëson valën e re të përmbajtjes së platformës “Disney +”.
“Moon Knight”, lansohet për publikun e gjerë nga 30 marsi i këtij viti.