Jo çdo shërbim i ri streaming ka pasur probleme për të tërhequr abonentë të rinj. Sipas The Playlist, Disney + jo vetëm që nuk ka hasur vështirësi, por në të vërtetë ka përmbushur një qëllim pesë-vjeçar që kompania përcaktoi të arrinte kur filloi shërbimi. Kjo doli gjatë një bisede investitorësh me CEO të ri të Disney, Bob Chapek, i cili shpjegoi se Disney + aktualisht ka pak më shumë se 60 milion pajtimtarë, duke arritur një qëllim paraprak të 60-90 milion pajtimtarëve që ata kishin dashur të arrinin deri në vitin 2024.
Kjo është relativisht mbresëlënëse, por ia vlen të përmendet se ka shumë faktorë të jashtëm që askush nuk mund t’i kishte parashikuar kur u vendos ky qëllim.
Pandemia globale bëri që të gjithë të qëndronin në shtëpi dhe si rrjedhojë të gjitha shërbimet me pagesë si ato SVOD, VOD por dhe televizive njohën rritje të audiencës.
Vendimi i Disney gjithashtu për “The Hamilton”, për ta kaluar transmetimin e prodhimit nga teatri në platformën Disney+ i dha një shtysë gjithashtu rritjes së abonentëve./IMA/