Rusia ka ndaluar Facebook-un, sipas një raporti të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve ‘RIA Novosti’.
Kjo agjenci shkruan se mbikëqyrësi i medias së vendit vendosi të bllokojë aksesin në platformën e mediave sociale, duke shtuar se kishte pasur 26 raste të diskriminimit ndaj mediave ruse nga Facebook që nga tetori 2020, me akses të kufizuar për kanalet e mbështetura nga shteti si RT dhe agjencia e lajmeve RIA.