Discovery Communications ka hyrë në një partneritet strategjik me Doğuş Media Group të Turqisë falë të cilit kompania ndërkombetare do të blejë kanalin news dhe entertainment free-to-air CNBC-e, në pronësi të Doğuş.
Discovery është prezent në Turqi nga viti 2012 dhe ka një shpërndarje të plotë në të gjitha platformat kryesore turke pay-TV. Marrëveshja e re e sheh Doğuş Media Group në rolin e përfaqësuesit ekskluzive të përmbajtjeve dhe kanaleve të Discovery në rajon. Keshtu përveç portofolit te pasur të formateve dhe programeve qe Discovery zotëron do të përfshihen edhe versionet lokale si Discovery Channel, Animal Planet dhe Discovery Science, si edhe edhe mundësitë e sponsorizimimit nga reklamuesit turk.
Falë kësaj marrëveshjeje me blerjen edhe të CNBC-e, Discovery shënon edhe hyrjen e tij në tregun turk të kanaleve free-to-air.
Një strategji komerciale të ngjashme Discovery ka ndjekur edhe në Itali, ku sot zotëron 7 kanale FTA, që konkurrojnë ndjeshëm audiencën televizive, duke arritur rezultate pozitive edhe në përfitme.