Discovery Communication ka arritur të finalizojë blerjen e Scripps Network Interactive.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Discovery nëpërmjet një komunikimi zyrtar ku komunikohet se Scripps Network Interactive do të blihet për vlerën 14,6 miliardë $ (duke përfshirë edhe borxhin e Scripps prej 2.7 miliardë dollarë), ekuivalente me $ 90 për aksion.
Marrëveshja pritet të finalizohet në fillim të vitit 2018 dhe sipas saj aksionerët e Scripps do të zotërojnë 20% të aksioneve të Discovery Communications, ndërsa këta të fundit do të kenë kontrollin e 80% të aksioneve të kompanisë.
Discovery, i cili është pronar i kanaleve Discovery Channel, Animal Planet, Tlc dhe Eurosport, do të shtojë në ofertën e tij kanalet si Hgtv, Cooking Channel dhe Food Network, pjesë e Scripps.