Lori Hoxha ka zbuluar në intervistën e fundit krah Sarës për Top Albania Radion të pathënat e Big Brother VIP, produksion i motrave Hoxha, por edhe detajeve të tjera personale dhe profesionale, përballë Elona Duros dhe Jonida Aliçkollit në “Pardon my french”.
Kur Lori u pyet për programin e saj të preferuar, pa nguruar pranoi se Top Shoë ka qenë një ndër ata që donte më shumë.
“Po flisja gjatë publicitetit me Elonën, më ka marrë malli për Top Shoë Magazine. Ka qenë një nga programet që me ka pas pëlqyer shumë”, ka treguar Lori në intervistë.
Më pas renditi dhe programe si ‘Shtojzovallet’, prodhime goxha të hershme të Top-it.
Lori u shpreh se i mungojnë emisione që më parë kanë qenë dhe se së bashku me Sarën po punojnë për t’i rikthyer.