Në kushtet e emergjencës botërore shkaktuar nga pandemia e Koronavirus shumë kompani kanë marrë vendim që të transferojnë stafin e tyre për të vazhduar punën nga shtëpia, duke vënë në prioritet sigurinë e stafit, por gjithashtu edhe mbarëvajtjen e punës dhe për tu ofruar klientëve shërbimin e kërkuar.
Puna nga shtëpia është një sfidë më vete pasi ka edhe ajo të mira dhe të këqija. Sado që përpiqemi të jemi produktiv në maksimum, ndonjëherë nuk ecën puna ashtu siç duam. Ne ju ndihmojmë me disa këshilla se si ta kryeni punën sa më lehtshëm.
1- Përcaktoni një orar të rregull për punën tuaj
Shpeshherë puna nga shtëpia mund të zgjasë edhe me orë të zgjatura, nuk kemi një orar fiks. Mund të zgjoheni më vonë dhe të punoni deri në darkë, por për të qënë sa me produktiv, ne ju sugjerojmë që të caktoni një orar, ashtu sikurse bëni edhe në punë.
2- Punoni në vende të ndryshme të shtëpisë
Që të mos bëhet monotone puna në shtëpi, provoni të punoni në vende të ndryshme të saj. Mund të organizoni një vend të rehatshëm punë në dhomën tuaj ose në dhomën e ndenjes. Mjafton që të ndjeheni mirë.
3- Organizojeni ditën dhe punën sikur të jeni në zyrë
Fakti që jeni në shtëpi, nuk do të thotë që të humbisni kohën tuaj duke u marrë me gjëra të tjera. Në fund të fundit, puna do të kryhet dhe ju thjesht sa do të ngarkoheni më shumë nëse e shtyni atë. Organizohuni siç bëni në zyrën tuaj.
4- Mbani larg gjëra që ju shpërqëndrojnë
E dimë që është e vështirë sadopak të përqëndrohesh në punë në shtëpi, kur ke shumë gjëra të tjera që do duash të bësh. Mundohuni të përdorni sa më pak telefonin për gjëra personale. Nëse pjesëtarët e shtëpisë të kërkojnë të bësh diçka për ta, mund tu thoni që do e bëni më vonë. Respektoni orarin e punës.
5- Qëndro në kontakt me kolegët
Komunikimi me kolegët mund të jetë sadopak i vështirë, sidomos nëse jeni disa persona në grupin tuaj. Mesazhet mund t’iu ngatërrojnë ndonjëherë nëse flisni të gjithë njëkohësisht. Provoni video-call për ta pasur më të lehtë. E rëndësishme është të qëndroni në kontakt me ta për çdo gjë.
6- Bëni pushime të shkurtra
Bëni pushimin e drekës të plotë, pasi edhe ju keni nevojë të pushoni nga puna. Nëse jeni të ngarkuar një moment, bëni një pushim të shkurtër prej 15 minutash dhe më pas vazhdoni përsëri.
7- Vishuni thjeshtë si për punë, edhe pse jeni në shtëpi
Të gjithë thonë që e mira e të qëndruarit në shtëpi është fakti që mund të rrini edhe me pizhame gjithë ditën. Po, mund ta bëni këtë gjë. Por nëse doni të përfshiheni më shumë, vishuni thjeshtë si për punë. Mund ta merrni edhe si motivim.
8- Bëni një listë me punët që keni për të bërë
Bëni një axhendë me punët që keni për të bërë në përditshmërinë tuaj. Sa herë që përfundoni diçka, hiqeni nga lista. Në këtë mënyrë, jeni më i rregullt me gjërat që ju nevojiten për të bërë dhe nuk harroni.
9- Përcaktoni afate për secilën punë dhe përpiquni t’i përmbushni
Ndani punët që keni për të bërë dhe vendosni se sa kohë mund t’iu marrin ato. Përpiquni t’i përmbaheni atyre afateve që edhe puna juaj të ecë.
10- Qëndroni pozitivë
Çdo gjë do të kalojë. Kjo është thjesht diçka e përkohshme. Mundohuni të qëndroni pozitivë.
11- Caktoni prioritete
Nëse keni shumë punë në dorë për të berë, mos u shqetësoni. Caktoni disa prioritete dhe filloni të merreni menjëherë me ato që kanë më tepër rëndësi.