Për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Madje, ky mund të quhet viti i shpërblimeve për Denisa Onjehën. Vetëm pak kohë më parë, për Denisën performanca në skena të mëdha televizive si “Tu si que vales” ishin një ëndërr. E megjithatë, për një vajzë që së pari është artiste, e më pas e privuar nga shikimi, triumfi e bën më të fortë për të punuar. Sot Denisa Onjeha është diplomuar në Akademinë e Arteve. Performanca e saj është duartrokitur jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga vetë anëtarët e komisionit. Tanimë Denisa është një vit më e madhe. sapo ka festuar ditëlindjen. Çmimi i madh në “Tu si que vales” dhe diplomimi e motivojnë për të të tjera sfida artistike. E megjithatë, përtej këtij shkëlqimi skenik, jeta e saj nuk ka qenë e thjeshtë. Fituesja e parë e “Tu si que vales” premton një koncert në nëntor.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...