Një nga personazhet më simpatik të serialit indian “Bidaai” ka qenë “Ranvir”, rol i luajtur nga aktori Kinshuk Mahajan. Kanë kaluar shumë vite që nga mbarimi i këtij seriali por Ranvirin publiku e mban mend sepse vajzat çmendeshin pas tij.
Aktori sot është 33 vjeçc dhe jeta e tij ka ndryshuar tërësisht. Ai është i martuar dhe baba i dy binjakëve. Ranvir tani është fokusuar tek familja e tij dhe rritja e vajzës dhe djalit. Aktori është shumë i përkushtuar familjes dhe poston shpesh foto me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai e ka pagëzuar djalin me emrin Sahir dhe vajzën me emrin Saisha. Në aspektin profesional Ranvir vazhdon aktrimin dhe ka luajtur në disa seriale shumë të suksesshëm indian./revistawho.com