Tayna dhe Fifi gjatë vitit 2018 kanë pasur raporte jo të mira njëra me tjetrën.
E gjithë kjo për shkak të një intervistë që kishte dhënë këngëtarja nga Ferizaj në emisionin “Mirage”, ku publikisht ka folur kundër Rinës dhe Taynës, duke u shprehur se i janë referuar vetes me epitete të gabuara, të tilla si: “Mami”, “mbretëresha e rap-it”, “mbret” e të tjera.
https://www.instagram.com/p/CXeWaMRgEfe/
Mirëpo siç duket tashmë artistët e kanë lënë mbrapa të kaluar duke u pajtuar, pasi që Fifi është e ftuara speciale sonte në festën e ditëlindjes së Taynës.
Dy këngëtaret e estradës kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me njëra-tjetrën, duke bërë të ditur se mes tyre ka një raport të mirë dhe miqësor.
Ndryshe, Fifi se fundmi është njëra ndër artistët më të komentuara. Fama e saj është rritur pas hyrjes në Big Brother VIP.
Ndërsa, tashmë ka disa javë që ajo është larguar nga spektakli për shkak të gjendjes shëndëtësore.