E shkuar e harruar! Kjo shprehje duket se është fiks për raportin e dy prej reperëve më të dashur të publikut shqiptar, Noizyt dhe Ledrit. Artistët, dikur rivalë, e kanë lënë pas të kaluarën me keqkuptime e “diss-e”, që në vitin 2017 kur u publikua edhe bashkëpunimi i tyre “Dje & Sot”.
Megjithatë, përveçse kolegë të mirë, duket se Noizy dhe Ledri kanë një miqësi të mirë mes tyre dhe tashmë janë shokë. Madje, nisur nga ajo që ylli i “DMP” ka publikuar në Instastory, ata i bëjnë edhe dhurata njëri-tjetrit.
Ledri ka postuar një video me disa nga veshjet e linjës “Illyrian Bloodline” të dhuruara nga Noizy.
“Fresh për verë! Faleminderi gangsteri im,” shkruan reperi në postim.
Rreshta këto që na bindin të gjithë se dyshja e reperëve ruan një raport shumë të mirë mes tyre.