Kur shohim portretin e Fatjona Lubonjës, të gjithëve na kujtohet videoklipi i Ardit Gjebreas “Makina e memories”.
Mëngjesin e sotëm ajo ka qenë e ftuar në ABC-në e mëngjesit, kur ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj.
“Për shqiptarët unë do të mbetem gjithmonë kjo vajzë. Kur vij me pushime në Shqipëri më thonë ku të kemi parë dhe unë buzëqesh.
Mua në Shqipëri më njohin për fushën time, por unë nuk kam dal në televizor shpesh. Nuk asgjë të keqe që të mbahesh mend për diçka, se fundja shumë njerëz mund të jenë dashuruar me këtë këngë”.
Fatjona zbuloi se tashmë është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në New Jersey. Por, në Shqipëri është kthyer së bashku me Doktorin Gentian Toshkëzi, për shkak të një studimi mjekësor lidhur me memorien.
Neurokirurgu Toshkëzi me medalje të artë deklaroi lidhur me studimin: “Kur kam mbaruar shkollën në Shqipëri, pak njihej për problemet me autizmin. Unë jam i specializuar si neurokirurg dhe po sjell kontributin tim me Fatjonën. Është shumë vështirë për ta pranuar nga prindërit, por për fat është mirë ka kapësh herët”.