Një këngëtare e re i është shtuar mbrëmjes së sotme ekipit të emisionit “Xing me Ermalin”. Bëhet fjalë për Olimpia Smajlajn, e cila rreth dy vite më parë u shpall Miss Bjeshka.
Përveçse mjaft bukuroshe Smajlaj është po ashtu është një zë bukur i skenës shqiptare, të cilën tashmë duket se do ta shohim në emisionin e përjavshëm të drejtuesit Ermal Mamaqi.
“Na ka ardhur një hyrje e re në ekip. Ajo e ka emrin Olimpia, por unë i them Olimbi. Olimpia do rrijë me ne ca kohë, është kohë e papërcaktuar se varet si shkojnë çështjet e partive që ndërrohen”, tha Mamaqi me humor gjatë prezantimit që i bëri këngëtares./tvklan.al