Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë të quajtur “Alpha Show”, ku performuan një numër i madh artistësh të njohur shqiptar, por edhe të huaj.
Një prej atyre që u ngjit në skenë ishte dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi.
Ky i fundit ka patur dikur konlikte të ashpra me Noizyn dhe shanin njëri-tjetrin me tekstet e këngëve, por tashmë janë pajtuar dhe kanë lënë mënjanë inatet e dikurshme.
Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, në momentin kur Stresi është ngjitur në skenë nuk ka nguruar t’i japë një përqafim Noizyt dhe ta puthë atë në faqe