Qyteti Shkodrës dhe komunat rreth saj janë vendet ku procesi i digjitalizimit do të vazhdojë pas Tiranës, Durrësit. Pas Tv Klan edhe operatori Digitalb në kuadër të këj procesi do të lirojë frekuencat aktuale. Kështu DigitAlb ka njoftuat se prej datës 13 shkurt, do të nisë procesi i Dixhitalizimit te Transmetimeve Tokësore Televizive në Shkodër dhe Komunat rreth saj.
Për të marrë frekuencat e reja të transmetimit në DigitAlb Tokësor :
Abonentëve me DEKODERA HD dhe flyBOX, procesi do t’ju ndodhë automatikisht.
Abonentët me DEKODERA të vjetër SD, duhet të marrin shërbimin vetëm në Pikat e Autorizuara të Shitjes DigitAlb.