Një nga përparësitë e televizionit digjital është pa dyshimi shfrytëzimi i spektrit të frekuencave. Përveç cilësisë së figurës dhe audios publiku do të ketë mundësi më shumë zgjedhje përsa i përket programeve dhe kanaleve televizive tematike falas.
Në kuadër të implementimit të kësaj teknologjie Tv Klan ka nisur tashmë projektimin e kanaleve që do të ofrojë free-to-air platforma e tij digjitale televizive.
Pas suksesit me nisjen e rregullt të transmetimeve të Klan Plus, në DTV tashmë janë shtuar dy kanale të reja në pronësi të Klan.
Kanalet janë ende në fast testimi, ndërsa kuptohet qartë se njëri prej tyre do të jetë një televizion për telemarketing dhe mban emrin Klan Shop.
Pas RTSH, i cili ofron 12 kanale tematike falas në DVB-T 2, televizioni Klan është televizion privat kombëtar që zotëron disa kanale duke e rritur numrin e tyre deri në 6 (Klan HD, Klan Plus, Klan Kosova, ABC News, Klan Shop dhe Klan Test).