Në muajt e fundit, kryefjala në mediat vizive është procesi i shumë vonuar i digjitalizimit të transmetimeve, e bashkë me të ndryshimet që do të pësojnë televizionet shqiptare, jo vetëm ne kuadrin e frekuencave.
Para disa javësh, Radiotelevizioni Publik Shqiptar, së bashku me logon e re, prezantoi dhe një epoke të re të këtij institucioni kaq të rëndësishëm, që prej vitesh të tërë ishte lënë në harresë.
Sfida e parë ishte Festivali i Kengës, i cili pa t’i rikthehet konkurenca e cilësia me këngët pjesëmarrëse. Në të njëjtën periudhëm, u krijua dhe paketa e kanaleve të reja të RTSH dhe së bashku me to u lançua dhe një aplikacion online ku mund të shikohet programacioni i të gjithë paketës digjitale.
Janë rreth 10.000 shkarkime vetëm nga Play Store dhe për çudinë time, por edhe të shumë të tjerëve, aplikacioni ofron një shërbim VOD dhe të jep një mundësi të shohësh dhe ritransmetimin e programeve në bazë të tematikës së tyre. Nga kurioziteti shkarkova dhe aplikacionet e 2 rrjeteve të tjera kombëtare dhe përtej lajmeve të kronikës, një guide të programacionit dhe ca thashethemeve mbi Ertugrulin dhe telenovelat e tjera turke, nuk ofronin asgje tjetër, të paktën pa pagesë.
RTSH Tani, quhet aplikacioni i cili ofron pa pagesë, programacionin e 12 kanaleve të paketës digjitale. Ndoshta nuk mund të krahasohet cilësia e programeve me ato të programeve të televizioneve private, por sërish nëse vazhdon me këto hapa, radiotelevizioni publik mund të kthehet shumë shpejt dhe në konkurent të fortë të mediave private, ashtu siç duhet të kishte qenë përgjatë gjithë këtyre viteve të pluralizmit dhe lirirsë së medias.