Beatrix i ka sosur durimi nga vërejtjet dhe kritikat e banorëve të tjerë të shtëpisë, që komentojnë lidhjen e saj me Donaldin.
“Bëni çfarë të doni! Digjeni shtëpinë! Unë Donaldin e dua”, iu drejtua ajo atyre.
Një pjesë e banorëve dyshojnë te sinqeriteti i kësaj lidhjeje dhe mendojnë se e gjitha bëhet për lojë.
Kjo nuk i ka pëlqyer Beatrix, e cila tha gjatë spektaklit se ajo nuk dëgjon çfarë mendojnë të tjetër, por vetëm ndjenjat e veta.
Edhe Donaldi nga ana tjetër tha se këngëtarja ishte njeriu që ai pëlqente dhe donte.
‘’Unë e dua, më bën të ndihem mirë. Kam parë tëk kjo sinqeritet që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera. Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri. Nuk lejoj askënd të përdorë këtë raport për lojë’’,- tha ai duke mos i përmbajtur as tonet e larta të zërit.
Mesa duket, edhe pse kanë shumë njerëz kundër, ata kanë zgjedhur njëri-tjetrin, dhe po ashtu siç vetë pranuan, koha do ta tregojë vërtetësinë e ndjenjave dhe marrëdhënies së tyre…