Triumfi historik i kombëtares shqiptare në Lisbonë kundër Portugalisë, nuk ka patur vetëm emocione pozitive tek shqiptarët. Të drejtë për transmetimin e ndeshjes së kombëtares ka patur vetëm televizioni publik “RTSH. Mirëpo, me anë të piraterisë, platforma dixhitale “DigitAlb” ka transmetuar ndeshjen e 7 shtatorit duke vjedhur pamjet në kanalin publik portugez, “RTP International”.
Përveç pamjeve të marra nga “RTP”, platforma “DigitAlb” ka komentuar ndeshjen në shqip, gjë që është krejt kundër të drejtave televizive të ligjeve ndërkombëtare. Të gjithë teleshikuesit shqiptar kanë patur mundësi të shohin edhe logon zyrtare të kanalit portugez gjatë transmetimit të ndeshjes.
Gjatë gjithë ditës së ndeshjes “DigitAlb” ka njoftuar teleshikuesit për regjistrimin e kanalit numër 528, ku mund të ndiqnin përballjen me Portugalinë. Përderisa “RTSH”, e cila ka të drejtë ekskluzive për transmetim, nuk ka marrë asnjë masë kundër “DigitAlb” në organet e drejtësisë. Ajo i kalon të gjithë përgjegjësinë kanalit portugez. Gjë që edhe ky i fundit nuk duhet të ishte falas në satelit gjatë transmetimit.
IMA / S. Dema