Tashmë jemi njohur të gjithë rreth transferimit të fundit të moderatorit dhe artistit Ermal Mamaqi, i cili pas mbarimit të kontratës me Digitalb ka vendosur të largohet pëfundimisht nga kjo platformë duke u zhvendosur në Televizionin Klan.
E ndërsa të gjithë ishim të sigurt se Ermali, do të rikthente “6Ditë pa Ermalin” përsëri në ekranin e televizionit kombëtar në Shtator, mesaduket jemi gabuar.
I ftuar dje në “Zonë e Lirë”, Mamaqi ka bërë të ditur se do të përpiqet të gjej një emër të ri për emisionin e tij, pasi DGA nuk i ka dhënë të drejtën e përdorimit të emisionit, pasi nuk ishte rregjistruar nën emrin e tij.
IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim!