Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet shiu, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 07°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: