Aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio, i cili është mjaft i angazhuar në lëvizjet për mbrojtjen e mjedisit, ka reaguar sërish për lumin Vjosa.
Për të disatën herë, Di Caprio, kërkon që lumi Vjosa në Shqipëri të bëhet Park Kombëtar.
Përmes një video, të postuar në “Instagram”, aktori shprehet se një Parku Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura.
Në fund të reagimit të tij Di Caprio, i ka bërë thirrje të gjithëve të bëhen pjesë e peticionit, për të dhënë kontributin e tyre që Vjosa të bëhet Park Kombëtar.
“Aktivistët me “Blueheartrivers” kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, përveç të tjerave. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.
Shkoni në bio dhe bëhuni pjesë e peticionit për të shtuar zërin tuaj për të bërë Vjosën Park Kombëtarë tani”-shkuan Di Caprio.
Kujtojmë se në fillim të nëntorit, Di Caprio u takua me kryeministrin Rama në Skoci, ku po merrte pjesë në samitin e OKB për Klimën./